[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Gjini – Hysenit: Tregohuni më burrështetas dhe lini triumfalizmat



Nënkryetari i parë i AAK-së, Ardian Gjini në përballjen me ministrin e Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni në Rubikon të KTV-së tha se qeveria e Kosovës dhe Presidenti duhet të tregohen më burrështetas dhe t’i lënë anash triumfalizmat.

“Debati rreth licensimit të trenit është i panevojshëm. Treni me atë mbishkrim do të duhej të ndalohej edhe në qoftë se do të ishte i licensuar. Triumfalizëm ka pas prej Qeverisë Kosovës, prej Presidentit Kosovës, duhet të tregohen më burrështetas dhe t’i lënë këto triumfalizma”, ka thënë Gjini.

Përball tij, ministri Hyseni thotë se është zbatuar vetëm Kushtetuta e Kosovës dhe nuk ka vend për triumfalizëm
“Sa herë që kemi një mbulesë ligjore ne do veprojmë”, ka thënë Hyseni.

Në anën tjetër, Gjini iu drejtua Hysenit duke i thënë se nuk po funksionon qeveria në përgjithësi.
“Nuk po flas për policinë e kosovës dhe ministrin e brendshëm. Si total, kemi calu shumë, nuk po funksionojnë hallkat z. Ministër”, thotë Gjini.

Tutje Hyseni tha se përball Serbisë ekzistojnë dy variante, ai i dialogut dhe konfliktit.

“Ka dy variante që të komunikojmë me Serbinë. Është dialogu dhe konflikti. Jam i sigurt që edhe ti pajtohesh se dialogu është i preferuari mirëpo duhet riformatizim i dialogut, duhet të ndryshoj thelbësisht në mënyrë që të vahdoj. Nuk mund të reduktohet dialogu vetëm në disa ‘sticker-a’ të automobilëve, duhet të rikornizohet”, ka thënë Hyseni.