[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Gjini: Haradinaj nuk ekstradohet në Serbi, kjo është e sigurt (Video)



Është vështirë me ditë ditën e orën kur do të lirohet Ramush Haradinaj, por ai shpejtë do të lirohet, ka thënë Ardian Gjini, nënkryetar i AAK’së.

“Kosovës po i bëhen shumë dëme, por ekstradimi i mundshëm i Haradinajt është pothuajse i pamundshëm”, ka thënë Gjini, në emisionin Rrokum Rroll, në TV Rrokum.

Ai ka shtuar se Kosova nuk duhet të lejojë të poshtërohet nga Serbia dhe se Haradinaj dhe familja e tij janë themel i lirisë dhe pavarësisë së Kosovë.