Rritja e rasteve të dhunës në familje në Kosovë është bërë mjaft shqetësuese. Në të shumtën e këtyre rasteve viktima janë gratë, që përjetojnë dhunë qoftë nga bashkëshortët e tyre apo edhe familjarë të tjerë.
Kështu ka ndodhur në një familje në Gjilan ku një çift bashkëshortor kanë pasur konflikt fizik.
Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar viktima e cila ka deklaruar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar me thikë nga bashkëshorti i saj.
Ferizajasit i futen hajnat në shtëpi, ia vjedhin motorin dhe armën me municion
Ajo u përball me telashe me bashkëshortin e saj, i cili sipas saj, gjatë fjalosjes e ka sulmuar me mjet të mpreht për çka edhe është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal.
Kjo ka ngjallur frikë dhe shqetësim te gruaja, e cila kërkoi ndihmën e Policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.