“Sa t’kom dasht” është titulli i këngës së re të Ermal Fejzullahut dhe Gjikos, projekt ky që erdhi vetëm para tre ditësh.
Kënga e ka gjetur me të shpejtë publikun e vet, dëgjuesin i cili po e dëgjon me ëndje çdo ditë. Ndërkohë, Gjiko ka inskenuar një skenë ku shihet në autoambulancë.
Gjiko, shihet i shtrirë në spital, ama mjekët i thanë se ai nuk është i sëmurë, por kënga e tij e re. Se po tingëllon hit, kjo është mëse e dukshme. /Botapress/