Ndodh shpesh që shoferët apo qytetarët të jenë të pakënaqur nga përballjet me Policinë e Shtetit duke hedhur në drejtim të tyre një serë akuzash, por ky që po ju tregojmë nuk është një prej tyre.
Gazetarja e Tv Scan, Elisabeta Dosku ka kapur momentin kur dy efektiv policie kanë parë një të moshuar që po haste vështirësi në kalimin e rrugës dhe kanë ndalur trafikun duke e ndihmuar atë që të kalojë në anën tjetër.
Ata ishin duke patrulluar në rrugën Hoxha Tahsin kur panë se e moshuara nuk po mundej të kalonte në trotuarin përballë nga fluksi i madh i makinave.
“Në një vend si Shqipëria të bën çudi. Dy policë që ndaluan makinat dhe ndihmuan nënën për të kaluar rrugën”., – shkruan ajo në Facebook.