Gjermania nga sot(11 tetor) ka vendosur rregulla të reja sa i përket masave kundër virusit korona, për t’u futur në këtë shtet, duhet theksuar se këtë rregulla prekin edhe udhëtarët nga Kosova, përcjellë Gazeta Botapress.
Instituti Robert Koch ka përpiluar listën më të re të vendeve me rrezikshmëri të lartë, e cila po ashtu është futur në fuqi sot.
Kjo do të thotë se personat nga këtë vende që nuk janë vaksinuar apo nuk janë shëruar nga Covid-19, kur të kthehen në Gjermani duhet të kenë teste PCR apo antigjene dhe duhet të futen në karantinim 10-ditor. Këto rregulla prekin edhe udhëtarët shqiptarë që shkojnë në vendlindje për pushime.
Mirëpo, pas pesë ditësh mund të shkurtohet karantinimi, nëse bëhet një test dhe testi rezulton negativ. Personat e vaksinuar apo shëruar nga Covid-19, nuk kanë nevojë për teste e karantinime.
Gjithashtu nga data 11 tetor në Gjermani më nuk do të ketë teste antigjene pa pagesë, për personat që nuk duan të vaksinohen. Pa pagesë janë vetëm testet për fëmijë dhe personat që nuk mund të vaksinohen për shkaqe shëndetësore. E çmimet e testeve janë prej 15 deri në 20 euro, e në disa vende edhe më shtrenjtë./Botapress.info/