Gjermania, Franca dhe Spanja kanë arritur një marrëveshje të përgjithshme për hapat e ardhshëm rreth zhvillimit të aeroplanit të përbashkët luftarak, thanë burimet e mbrojtjes në Gjermani.
Sipas këtyre burimeve, hollësitë e marrëveshjes pritet të përcaktohen deri në mesin e këtij muaji, shkruan Reuters.
Pjesëmarrësit në programit e përbashkët do të paraqesin një listë të të drejtave për pronësi intelektuale në të ardhmen, duke theksuar se çfarë do të jetë e hapur për përdorim nga të gjithë dhe çfarë do të mbetet për kompani specifike.
Kompanitë “Dassault Aviation”, “Airbus” dhe “Indra” janë të përfshira në skemën për fillimin e zëvendësimit të aeroplanëve luftarakë të Francës, Rafale, dhe aeroplanëve luftarakë të Gjermanisë e Spanjës, Eurofighters, nga viti 2040.
Vetëm hapi i ardhshëm i zhvillimit të projektit pritet të kushtojë 2.5 miliardë euro, ndërsa kostoja e përgjithshme vlerësohet se është rreth 100 miliardë euro.