[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Gjermania do të deportojë azilkërkuesit, “vullnetarët” do të paguhen nga shteti gjerman



Në vitin e zgjedhjeve të përgjithshme, Angela Merkel, e kritikuar për qëndrimin e saj ndaj emigrantëve, së bashku me guvernatorët e 16 shteteve federale gjermane, kanë vendosur që të nxjerrin jashtë Gjermanisë, sa më shpejt, të gjithë ata emigrantë të cilëve nuk u është miratuar kërkesa për azil.

Rregullat e reja të deportimit të emigranteve do të bëhen të ditura në vijim.

Të gjithë ata persona të cilët kanë gënjyer për identitetin e tyre apo kanë të kaluar kriminale, pavarësisht nga origjina e tyre, do të deportohen menjëherë nga Gjermania, pa të drejtën për të apeluar vendimin e autoriteteve për Azil.

Nëpër shtetet federale, përcjell tvklan.al, do të ngrihen të ashtuquajturat “qendrat e daljes”, ku do të dërgohen azil-kërkuesit e refuzuar që të mos kenë mundësi të largohen para deportimit.

Ndërsa emigrantët të cilët do të kthehen në mënyrë vullnetare në vendin e tyre, do të paguhen nga shteti gjerman.