[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Gjermani, shqiptari hedh të dashurën nga dritarja e katit të dytë



Një shqiptar në Gjermani akuzohet se ka hedhur nga dritarja e katit të dytë të banesës të dashurën e tij rumune.

 

 

Ditën e hënë ne Dyseldorf, një 24-vjeçare është hedhur nga dritarja e katit të dytë dhe dyshohet se veprimi është kryer nga i dashuri i saj 39-vjeçar, shkruan rp-online.de .

Vajza mbeti e plagosur rëndë dhe është dërguar menjëherë në spital. Tani është jashtë rrezikut për jetë. 39-vjeçari shqiptar është arrestuar të martën dhe të mërkurën ka dalë përpara Gjykatës.

Policia dhe Prokuroria hetojnë rastin për “vrasje të mbetur në tentativë”.