[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Gjenerali: Të armatosemi dhe të shohim kush është më fortë Serbia apo ne



Gjenerali i Armatës së Bosnjës, Atif Dudakoviq në Luksemburg në takim me boshnjakët, kushtuar gjenocidit serb në Srebrenicë, ka ftuar të rinjtë boshnjakë që të armatosen.

Të mbledhurve u ka thënë se boshnjakët “shumë lehtë janë larguar nga shërbimit ushtarak” dhe ju ka thënë se secili boshnjakë me 17 vjet duhet vetit t’ia blejë ‘uniformën alfa’, çizmet, thes gjumi dhe çantën e shpinës, transmeton lajmi.net.

“Ashtu siç e kemi edukatën fizike, kulturën e punës, të ushqimit, ne duhet ta zhvillojmë edhe kulturën e kujtesës dhe atë të mbrojtjes”, ka thënë Dudakoviq.

Dudokoviq po ashtu ka thënë se është për keqardhje që sot president i Serbisë (Tomisllav Nikoliq) është një çetnik dhe kryeministër (Aleksandar Vuçiq) njeriu që ka thënë se për një serb duhet vrarë 100 boshnjakë.

Në këtë takim kanë marrë pjesë një numër i madh i boshnjakëve nga Bosnja, Serbia (Sanxhaku) dhe Kosova.