Gjendja në Odën Ekonomike nuk duket të jetë aspak e qetë. Në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, disa anëtar të OEK-ut kërkuan dorëheqjen e kryetarit, Berat Rukiqit.
Shkarkimin e Rukiqit e ka kërkuar edhe kryetari i Shoqatës së Naftarve, Fadil Berjani sa më parë për të mirën e bizneseve.
Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar anëtari i komisionit të OEK-ut, Avdi Avdiu i cili tha se Rukiqi nuk i ka përmbushur detyrat e tij si kryetar dhe që 3 vjet nuk ka mbajtur asnjë kuvend.
“Disa anëtarë aty kërkuan dorëheqjen e tij për mos punën e tij të deritashme, si rezultat i mos mbajtjes të asnjë kuvendi që tri vite, ata kërkuan dorëheqjen e tij, duke mos i përmbushur detyrat e kryetarit të Odës Ekonomike, mos komunikimi me biznese e kështu probleme të ndryshme që u paraqiten aty”, u shpreh ai.