Një person i moshës 66-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot në Prishtinë. Lajmin për Gazetën e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Rreth orës 13:30 është raportuar për një person pa shenja jete, në rrugën ‘Murat Mehmeti’ në Prishtinë”, ka deklaruar ajo.
Ajo ka theksuar se nga ana e mjekëve në vendngjarje është konstatuar se viktima mashkull është pa shenja jete.
“Aktualisht policia në koordinim me prokurorinë ka filluar një hetim lidhur me rrethanat që e karakterizojnë këtë rast”, tha ajo për Sinjalin./Botapress.info/