Një mjet i dyshimtë është gjetur nga një qytetar në oborrin e Emergjencës në Podujevë.Ekipet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që mjeti i dyshuar është tërhequr pa incidente.
Lajmi është bërë i ditur në raportin 24 orësh të Policisë.
Rr. Bahri Fazliu, Podujevë 18.06.2021-09:51. Një mashkull kosovar ka raportuar se në oborrin e emergjencës kishte hasur një mjetë të dyshuar shpërthyes. Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i PK-së-së ka bërë tërheqjen e mjetit pa incidente.