Botapress 25 Maj – Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ditën e djeshme ka raportuar se në Obiliq ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes, granatë dore.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti policor, FSK e KFOR’i, të cilët e kanë bërë tërheqjen e mjetit pa ndonjë incident.
“Rr.28 Nëntori, Obiliq, 24.05.2021 – 15:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes granatë dore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti policor, FSK dhe KFOR-i të cilët kanë bërë tërheqjen e mjetit pa ndonjë incident”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.