Kantautori Luke Bell, ka vdekur në moshën 32-vjeçare. Artisti i muzikës country u raportua për herë të parë i zhdukur në Arizona më 20 gusht.
Ai vuante nga një çrregullim bipolar.Lajmin e raportoi fillimisht Saving Country Music. Miku dhe kolegu i tij, Matt Kinman e konfirmoi më vonë atë dhe dha detaje.
Luke Bell u zhduk në Tucson, Arizona kur po bashkëpunonte me Kinman për një shfaqje.Ai vuante nga një çrregullim bipolar dhe gjendja e tij mendore ishte përkeqësuar së fundmi.
Policia po vazhdon hetimet ndërsa autopsia pritet të përcaktojë shkakun e vdekjes./Botapress.info/