[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Gjendet e djegur vetura e vjedhur në Ferizaj



Një qytetar nga fshati Sojevë ka raportuar në Polici se persona të panjohur ia kanë vjedhur veturën “Mercedes”, e cila është gjetur duke u djegur, shkruan GazetaBlic.Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin.Rasti, i cili po trajtohet si vjedhje e veturës dhe zjarrvënie, është duke u hetuar.

Nga policia e Kosovës kanë thënë për GazetaBlic se menjëherë pas informatës së parë kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe se hetime po vazhdojnë.

“Fsh. Sojeve, Ferizaj, 06.03.2021-07:00. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur veturën Mercedes me targa lokale, e cila është gjetë duke u djegur. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Rasti nën hetime”Derisa një lexues , ka dërguan fotografinë e veturës e cila është gjetur e djegur./Botapress/