Gjenden 500 mijë euro në autobus në Portin e Durrësit

500 mijë euro janë gjetur në një autobus të linjës me Italinë në Portin e Durrësit. Pas kontrollit të policisë në hyrje të portit janë gjetur paratë e padeklaruara, të fshehura në tavanin e autobusit.

Paratë janë zbuluar teksa autobusi ka kaluar në skaner, ndërsa shoferi është shoqëruar në polici.

LEXO EDHE KETE

Gjendet pa shenja jete një person në mes të rrugës në Prishtinë

Në portin e Durrësit, si rezultat i një hetimi njëmujor të kryer nga Policia Kriminale e DVP Durrës, për mundësinë e futjes së një shume të madhe eurosh në vendin tonë, nëpërmjet portit të Durrësit, gjatë ditës së sotme, në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Eurot’, është ushtruar kontroll i imtësishëm nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar i DVP Durrës. Si rezultat i informacioneve dhe konrollit të imtësishëm, në pjesën e sipërme të një autobusi janë gjetur të fshehura 6 qese plastmasi, brenda të cilave kishte disa pako, me rreth 500 000 euro”.

“Nga Policia e DVP Durrës janë shoqëruar disa persona dhe vijon puna për numërimin e saktë të sasisë së eurove dhe për identifikimin e kapjen e personave të përfshirë.”, thuhet në njoftimin e Policisë./Botapress.info/

ngjashme