Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, ka uruar fitoren kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, për fitoren në zgjedhjet lokale të të dielës, transmeton Gazeta Metro.
Gjeloshaj e vlerësoi se tani e tutje Prishtina ka një lider që siç e dëshmoi në fushatë një qasje europiane beson se do të ketë ndryshime edhe në qeverisje.
“Pritjet janë të mëdha, por kemi shumë besim te Ju, pasi që përvoja juaj, sidomos në infrastrukturë, premton shumë!” shkroi ai kryetari Gjeloshaj në konton e tij në Facebook.
Gjeloshaj beson se tani do të ketë më shumë bashkëpunim mes Prishtinës e Tuzit në të ardhmen./Botapress.info/