[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Gjëja e parë që Trump duhet të bëjë si president është e frikshme (Foto)



Presidenti i 45 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk mund të çojë kohën poshtë dhe të përmbush detyrat e tij menjëherë kur të hyjë në Shtëpinë e Bardhë, transmeton koha.

Sipas zëvendës asistentit të George Bush, Brendley Blakeman, plani i ‘frikshëm’ duhet të përmbushet sa më parë që të jetë e mundur, në rast se atij i ndodh ndonjë gjë gjatë fazave të hershme të presidencës Trump.

Mund të duket paska e frikshme, por në javën e parë të hyrjes në Shtëpinë e Bardh, presidenti pyetet për të planifikuar funeralin e tij në rast se i ndodh diçka gjatë mandatit të tij, transmeton koha.net.
Planifikimi i funeralit të Presidentit Amerikan është shumë i vjetër dhe ndjek rituale strikte, dhe zgjatë pesë ditë në total.

Trumpit do t’i ofrohet mundësia të zgjedhë se çfarë funerali do të dëshironte ai, duke filluar nga “të thjeshtë” e deri te “funeral me nderime të plota”, e cila përfshin të shtëna na ajër, flamurin mbi arkivolin e tij dhe bateristët.
Trupi i presidentit “do të qëndroj në shtet” 24 deri 72 orë, para se ai të varroset në vendin e tij.

Arsyeja për këtë veprim është për shkak se para vdekjes së Presidentit William Henry Harrison, në vitin 1841, SHBA-ja nuk kishte protokoll për varrosjen e udhëheqësve të tyre.
Nga katër presidentët që kanë vdekur në 30 vitet e fundit, vetëm Lyndan B Johnson, Ronald Reagan dhe Gerald Ford kanë zgjedhur funerale shtetërore, në rast të vdekjes së tyre, sipas The Sun.