[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Gjatë kolonës, Vedatit, axhës Sheqë e tetës Gjylë i këndojnë ‘live’ (Video)



Kur bëhet kolonë tek rruga Eqrem Çabej, janë disa fëmijë të komunitetit RAE të cilët pastrojnë xhamat e veturave, e shpeshherë edhe ia marrin këngës.

Njëjtë, iu ka ndodhur edhe grupit të humorit, ‘Stupcave’, shkruan lajmi.net

Në një video të hedhur në Instagram nga Vedati, shihet si  këta fëmijë iu këndonin ‘live’ këtij grupi shumë të dëshiruar të humorit.

Përkatësisht, u këndonin personazheve, axhës Sheqë, tetës Gjyle dhe Vedatit.

Nga kënga e tyre  interesante, u argëtuan shumë ata të cilët nuk mund t’i ndalin të qeshurat. E se çka kanë kënduar, dëgjojeni videon më poshtë:

SHIKO VIDEON