[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Gjakovë: Digjet autobusi, vlera e dëmit 15.000 euro



Një autobus është përfshirë nga flakët në fshatin Osek Hile të Gjakovës.

Policia ka bërë të ditur se zjarri është lokalizuar, ndërsa sipas viktimës deri te zjarri ka ardhur nga një defekt në elektrik.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa vlera e dëmit të shkaktuar  sipas viktimës është rreth 15.000 euro, transmeton Klan Kosova.