Gjakova ka qenë qyteti me më së shumti viktima gjatë 24 orëve të fundit, raporton Gazeta Blic. Nga Gjakova sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë vdekur tre persona si pasojë e Covid-19, derisa me nga dy të vdekur pasojnë: Prizreni, Rahoveci, Prishtina e Ferizaji.
Ndërkaq, personi më i ri që ka vdekur si pasojë e koronavirusit është i moshës 30-39 vjeç.