Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, Nora Gjakova (-57 kg) lufton kundër serbes për medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror
Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, Nora Gjakova, kërkon medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror, që po mbahet në Budapest. Trimëresha jonë në repesazh do të ndeshet me serben Milica Perishiq.
Nora është në formën më të mirë dhe kërkon medalje, që pritet të fillojnë finalet dhe luftërat për medalje të bronztë pas orës 17.00./Botapress/