[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Gëzim Muçolli: Paralelja dhe drejtësia



 

 

Kosova është vend i vetëm në botë që i ngjan globit shkollor. Jo për shumë aspekte gjeografike por vetëm për një të vetëm.

Është e shtypur nga koka deri në fund nga presionet e huaja dhe vendore si dhe është përplot paralele.

Mungojnë vetëm meridianet e globit.

Edhe drejtësia ndaj qytetarëve të Kosovës tërhiqet në vija paralele ku vihen pranë njëri-tjetrit krimineli dhe heroi. E për të kënaqur pushtetin “sui generis” të EU-lexit dhe UN-mikut paralelet nuk ndalen kurrë.

Para dy ditësh u lirua nga burgu shtëpiak në qytetin e Mitrovicës krimineli serb Oliver Ivanoviq e sigurisht tash do ta lirojnë në Francë edhe heroin e gjallë të Kosovës , liderin e AAK-së, z. Ramush Haradinaj.

Të tërhiqësh paralele sado që të jenë vija të drejta , nuk do të thotë se vihet në vend drejtësia tokësore,derisa ta ketë fusnotën apo asteriksin si shenjë dalluese nga ajo e vërteta.

Liri dhe drejtësi për Ramushin.

Drejtësia përmbushet edhe me dëmshpërblimin që duhet t’ia paguajë Franca Ramushit për ndalim të padrejtë dhe kufizim të së drejtës për t’u kthyer për të jetuar në vendin e vet.