[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Gëzim Muçolli; Epikë heshtjes!



Gëzim MUÇOLLI: EPIKË HESHTJES
Ty të vrasim përnatë
e prap ngjallesh përditë
në mëngjes ti veshim rrobat e heroit
natën të lëmë zhveshur në borë
terri dhe akulli janë si atëherë
pranë gjakut dhe plumbave
te porta e garazhit
ti ishe burrë dhe njeri
ti kishe shokë
ne ende s’e mësuam
si është burrrnia
ty të vranë që të heshtësh
ne nuk e vramë heshtjen
kurrë
nga kulti në përmendore
zgjodhëm fjalët e bukura
ti ishe hero
i të gjitha kohërave
ne heshtim heroikisht
jemi bashkëpjesmarrës
në humbjen tënde
heshtjen e bëmë madhore
kur shkelëm mbi idealin tend
e harruam Kosovën Republikë
e përditë brejmë ngadalë
Republikën e Kosovës
ti ishe fitimtar që u ringjall mbi vdekjen
E ne vdesim pèrditë
se nuk mundëm asnjëherë
frikën
jemi tre milion dëshmitarë
e nuk pati
një dëshmi
as s’u bë kurr gjyq
përditë vdes fajtori
fshehurazi në fajësinë tonë
të pafalshmme
që ngrejmë mmonumente fjale
e nuk flasim kah del shpirti
tradhëtari jeton ende
e ne numërojmë jehonën
e krismave të natës germane
ti na mësove si vdiset si burrë
ne nuk mësuam ende
si jetohet burrërisht për republikën
copa copa thye ndërgjegjja jonë
nuk desha të besoj se
paskemi vdekur atë natë
ne dëshmitarët që heshtim tradhëtinë
kur edhe bora foli
edhe akulli foli
veq nata e pabesë iku me amanetin
në qoftë shqiptar mos
u zbuloftë kurrë
jo nuk e kuptuat
se ajo ishte dëshmia e gjallë
ai ishte shqiptar
që sot feston me vargjet tona
epikën e tradhëtisë
krenar që frika jeton me ne
jetimët e të vërtetës
ah more Jusuf
ku-ku Jusuf
ku-ku kush.
18. 12. 2016 Padova