[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Gëzim Kelmendi: Ja kush ia prishi imazhin Kosovës në lidhje me terrorizimin!



Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi ka theksuar se disa media janë munduar që ta njollosin shtetin e Kosovës, duke e paraqitur vendin tonë si vatër e terrorizmit.

Ai ka thënë se është shqetësuese për ata të rinjë që janë bërë pjesë e grupeve terroriste, tha ai në emisionin Interaktiv të KTV-së, raporton Blic.

Sipas tij, fatmirësisht në Kosovë asnjë sulm terrorist nuk ka ndodhur. Sipas tij, i vetmi rast është ai i Sllobodan Gavriq, të cilit iu gjetën 13 kilogram eksploziv.

“Dy ditë para krishtlindjes, iu gjetë tërë ky eksploziv para Ambasadëa Amerikanë. Paramendojeni të ndodhte ky sulm, çfarë imazhi do te krijohej për Kosovën”, tha ai.