[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Getoar Selimi prish raportet me Agon Amigën!



Që 20 vite ishin bashkë në një grup, por, Getoar Selimi dhe Agon Amiga kanë prishur raportet mes vete.

Burime të lajmi.net afër dyshes kanë konfirmuar se Geti dhe Amiga nuk kanë raporte të mira dhe kjo gjë më së lehti vërehet në mosmbështetjen e Agonit në projektin e ri të Getoar Selimit ‘Berlusconi’.

Nëse hyjmë në llogarinë e Instagramit të Agonit, nuk ka asnjë postim të këngës së re të Getit dhe kjo për shkak të prishjes së këtyre raporteve.

Akoma nuk bëhet e ditur arsyeja mirëpo, edhe pse bashkë në koncerte, dyshja nuk po flasin mes vete.

Tashmë pritet të shihet nëse Agoni përfundimisht do dal nga Babastars, pasi veç emrin ‘Babastars’ e ka hequr nga Instagrami i tij./Lajmi.