Nuk ka kaluar shumë kohë nga përleshja me armë në qendër të Prishtinës mes grupit të reperave “OTR” dhe “Babastars”, përleshje e komentuar si luftë pasi bëri të kishte dhe të plagosurit e saj, pikërisht Rigels Rajkun (Noizy-n) dhe mikun e tij, Denis Hajri (Varrosi).
Ky sherr u pasua nga një deklaratë e ish-menaxherit të “Babastars”, Drin Zatriqi i cili u shpreh se: “Noizy është provokues tipik, pasi kërkoi famën që në fillimet e karrierës, duke fyer ata që ai thotë se janë më të mëdhenjtë e reperit shqiptar “Babastars”-at. Por pas pajtimit që bënë baballarët e të dëmtuarve gjakrat e qetësuan me dy grupeve, sherr që e ka zanafillën nga konfliktet dhe përplasjet e hershme mes dy reperave, përkatësisht Getoar Selimit dhe Noizy-t.
Tashmë ata i kanë harruar përleshjet duke i shpallur sfidë njëri-tjetrit me blerjet e shtrenjta. Ata kanë prezantuar makinat e tyre të reja super të shtrenjta, posedimi i të cilave tregon edhe statusin e tyre financiar. I pari ishte Getoari që postoi foto me makinën e tij tip BMV të zezë. Fansat kanë ndërhyrë me komentine tipit: “Makinat e Getit sa të gjitha makinat e Noizyt”. Pas Getit nuk ka vonuar Rigels Rajku(Noizy), i cili u ka prezantuar fansave blerjen e tij më të re, një super makinë Ferrari të kuqe.
“Welcome home Shakira” ishte stausi i reperit, pas të cilit përveç urimeve ka marrë edhe komente kundër Getoarit duke u shprehur: “Si kjo makinë nuk mund ta prekë e jo më ta blejë “Baba Stars”. Deri tani ai që ka folur hapur për pasurinë e tij ka qenë Noizy, i cili është shprehur se disponon disa shtëpi dhe katër makina. Ndërsa Getoari tregohet më i rezervuar në deklarimin e pasurisë, por dihet që paguhet 5 mijë Euro për koncert.