[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Getinjo, një ‘ushtar’ i UÇK-së! (Foto)



Getinjo është njëri prej reperëve më të pëlqyer nga moshat e reja.

Ai është shumë i ndjekur në rrjetet sociale nga fansat, teksa edhe vet preferon që të shpenzojë kohë duke ndarë me ta imazhe të ndryshme nga përditshmëria e tij.

Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi në llogarinë zyrtare në Instagram, përmes së cilës ka treguar se ka marrë një dhuratë shumë të veçantë.

Një butik shqiptar kishte vendosur që t’i dhuronte atij një xhaketë, në anën e djathtë të së cilës vërehej stema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndonëse në kohën e luftës Getinjo ka qenë shumë i vogël, prapëseprapë ai është njoftuar me historinë e së kaluarës të endit të tij, ndaj dhe ka falenderuar shumë ata që ia sollën këtë dhuratë, dhe që e bënë të ndihej si një “ushtar” me këtë xhaketë.