[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Gërxhaliu: Jam turpëruar dhe nuk kam shkuar në Mejë



Instituti i mjekësisë ligjore në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë asnjëherë nuk ka gëzuar mbështetje serioze.

Drejtori i këtij departamenti, Arsim Gërxhaliu thotë se është hera e parë pas 18 vitesh që ai nuk ka shkuar në Mejë.

Gërxhaliu thotë se pamundësia për të zbardhur fatin e të pagjeturve, ka bërë që ai, sot në ditën e të pagjeturve të ndjehet i turpëruar për t’iu dal përpara familjarëve.

“Sot është hera e parë që jam ndjerë i turpëruar dhe nuk kam shkuar në Mejë. Institutit i nevojitet mbështetje që nuk e kemi pas asnjëherë seriozisht”, ka thënë Gërxhaliu në Rubikon të KTV-së.