• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Gërvalla në krye të RTK-së shqetëson grupet ndërkombëtare për lirinë e mediave, i shkruajnë Kurtit

nga Bota Press
3 Shkurt, 2023
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Emërimi i aktivistit të LVV-së, Rilind Gërvalla në krye të Radiotelevizionit publik të Kosovës, ndër të tjera duket se ka shqetësuar edhe Institutin Ndërkombëtar të Shtypit.

Në një njoftim të dhënë nga vet ky institut është bërë e ditur se bashkë me katër organizata të tjera ndërkombëtare për lirinë e medias, i kanë nisur një letër kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në lidhje me procesin e emërimit në transmetuesin publik, për të cilin thuhet se, “minon progresin e fundit të reformave”.

 

 

Vuçiq-deputetëve: Me dhunën e djeshme kënaqët Kurtin dhe kroatët

Në letrën e nisur për Kurtin thuhet se, “organizatat ndërkombëtare po ju shkruajnë për të ndarë shqetësimet e përbashkëta për procesin e fundit të emërimit të drejtorit të ri në Radio Televizionin e Kosovës (RTK) z. Rilind Gërvalla.”

Duke lënë të nënkuptohet se këto organizata besojnë që emërimi është bërë në bazë të përkatësisë politike, më tej në letër thuhet se:

“Para votimit në Bordin e RTK-së të martën më 31 janar, shumë organizata tona bënë thirrje publike duke shprehur shpresën tonë se përzgjedhja do të bëhet në bazë të meritës, profesionalizmit dhe pavarësisë e jo në bazë të përkatësive politike.”

Më tej, aty shtohet se Standardet e Këshillit të Evropës për këtë proces janë të qarta, duke thënë se “emërimet nuk mund të përdoren për të ushtruar ndikim politik ose ndikim tjetër mbi funksionimin e medias së shërbimit publik,”ndërsa, nënvizohet se, “individët e emëruar në pozitat drejtuese brenda transmetuesve të shërbimit publik duhet gjithashtu të jenë plotësisht të pavarur nga të gjitha partitë politike dhe interesat e tyre.”

Bazuar edhe në lajmet e publikuara nga mediat në vend për lidhjet e Gërvallës me LVV-në, në këtë letër shkruhet se “organizatat besojnë se këto lidhje vënë në pikëpyetje integritetin e procesit dhe rrezikojnë të minojnë më tej besimin e publikut në autonominë politike të transmetuesit.”

Ajo që në mënyrë të veçantë kërkohet nga kryeministri Kurti, është organizimi i një procesi të ri rekrutimi dhe emërimi.

“Duhet të organizohet një proces i ri rekrutimi dhe emërimi, me kohë të mjaftueshme për aplikimet, për të siguruar që pozicioni të plotësohet nga një kandidat profesionist dhe i respektuar, pa lidhje me qeverinë apo ndonjë parti politike,”- shkruhet në letër.

Përveç çështjes së Gërvallës, një tjetër shqetësim që ky institut ka ngritur është edhe shkurtimi vjetëor për financimin e RTK-së, në nivelin më të ulët në një dekadë. E ndërsa është bërë thirrje për një model financimi të qëndrueshëm, kryeministri Kurti, është njoftuar se këto organizata do të vazhdojnë të monitorojnë nga afër situatën me RTK-në dhe se do të raportojnë për të gjitha çështjet shqetësuese tek institucionet relevante evropiane.

Tags: RilindRTK

Të ngjashme

Lajme

Shenjat e para të sëmundjes Alzheimer shfaqen në sy

nga Bota Press
27 Mars, 2023
Kosovë

Gashi tregon arsyen pse Abazi u largua nga VV: Ashtu si u ngrit, edhe ra

nga Bota Press
27 Mars, 2023
Kosovë

Abazi: Kur Albin Kurti ishte në listat e zeza të SHBA-së, unë kam protestuar në Amerikë

nga Bota Press
27 Mars, 2023
Botë

Të paktën 6 të vrarë nga të shtënat në një shkollë

nga Bota Press
27 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Në kohën e iftarit, Policia konfirmon plagosjen e dy personave tek Pishat
  • Shenjat e para të sëmundjes Alzheimer shfaqen në sy
  • Gashi tregon arsyen pse Abazi u largua nga VV: Ashtu si u ngrit, edhe ra
  • Abazi: Kur Albin Kurti ishte në listat e zeza të SHBA-së, unë kam protestuar në Amerikë
  • Plagosje te “Restaurant Pishat” në Prishtinë, pamje nga vendi i ngjarjës

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.