[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Gërvalla: Lidershipi i vendit të ketë kujdes, mos të bie në kurthet e Serbisë



Donika Gërvalla, vajza e veprimtarit Jusuf Gërvalla me rastin e 35 vjetorit të vrasjes së vëllezërve Gërvalla de Kadri Zekës, duke komentuar gjendjen e fundit në veri të Kosovës ka thënë se lidershipi i vendit duhet me pas kujdes dhe mos të bie në kurthet e Serbisë.

Ajo përmes një lidhje në Skype në Rrokum Roll ka thënë se duhet me pas kujdes dhe se duhet t’i tejkalojmë këto provokime të vazhdueshme serbe.

Sipas saj ajo vazhdimisht ka sensibilizuar edhe mediat në Gjermani se më së paku një luftë e re në Ballkan i duhet Kosovës.

Gërvalla ka theksuar se nevojitet një aksion i duhur i qeverive ndërkombëtare që me i dhënë urdhër KFOR-it në mënyrë që ata ta rrëzojnë murin.

Kjo sipas saj kishte me qenë një sinjal i qartë, se Kosova është shtet sovran dhe se vendi e ka përkrahjen e NATO-s.

Ajo ka theksuar se Nikoliqit duhet me i tregua se Kosova është shtet sovran dhe se në vend funksionojnë ligjet por edhe ato zbatohen në praktikë sa herë preket sovraniteti i vendit.

Derisa për daljen e vendit prej krize, Gërvalla ka thënë se duhet të aktivizohen krejt qytetarët por edhe lidershipi në vend, dhe me i tregy Bashkësisë Ndërkombëtare se shteti është sovran dhe se Serbia nuk ka më vend këtu.

Vajza e Jusuf Gërvallës, ka thënë se njeriu duhet të kërkojë mënyra për të dalë nga kriza, duke shtuar se baba dhe shumë të tjerë kanë filluar herët për tu angazhuar për vendin, por ka thënë se ata padyshim që nuk kishin vepruar me një gjuhë të butë, dhe sikur dihet ata kurrë nuk kanë qëndruar të heshtur.