[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Gecaj për VV-në: Kush janë këta njerëz? Djegin vetura, janë kundër Amerikës, kundër kodit…



Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, është treguar i ashpër me përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Djegin veturat e grave politikisht joaktive; Nuk i nderojnë dhe i fyejnë figurat kombëtare si Ibrahim Rugovën; Votojnë kundër shpëtimit të Trepçës dhe kundër MSA-së; Sulmojnë (edhe fizikisht) partnerët strategjik”, ka shkruar Gecaj në Facebook.

Postimi i plotë i Gecajt:

KUSH JANË KËTA NJERËZ?!

Ndërhyrjen e NATO-s e konsiderojnë për interesa të perëndimit; Flamurin e Kosovës e quajnë “leckë lara lara”; Se njohin shtetin por ia marrin rrogat; Ofendojnë ekipet përfaqësuese; Hedhin molotovë mbi policët-mbrojtësit e dëshmuar të Republikës; Djegin veturat e grave politikisht joaktive; Nuk i nderojnë dhe i fyejnë figurat kombëtare si Ibrahim Rugovën; Votojnë kundër shpëtimit të Trepçës dhe kundër MSA-së; Sulmojnë (edhe fizikisht) partnerët strategjik; E bën Kosovën gaz me sjelljet në Kuvend; E kanë lidh fatin politik me veprimet e Beogradit; Hidhërohen pse s’hyri treni dhe u hoq muri; Fyejnë qytetarët e Kosovës për proamerikanizmin; Shkruajnë letra që Kosova të mos ketë kod SHTETËROR telefonik, por ta përdorë atë të Serbisë…! Kush janë këta njerëz?!