[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Gecaj, Kurtit: Ky sigurisht ushtrinë e sheh në formatin e Brigadave të Kuqe



Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka thënë se Albin Kurti po e sheh ‘’ushtrinë në formatin e Brigadave të Kuqe..’’.

Këto komente Gecaj i bëri në replikim ndaj deklaratave të Deputetit të Vetëvendosjes Albin Kurti, të cilat i dha në Seancën e sotme të Kuvendit, njofton Klan Kosova.

Reagimet e tij erdhën pasi Albin Kurti tha se: Isa Mustafa nuk ta bën ushtrinë.

Për më shumë ja dhe postimi i plotë i Gecajt në facebook.

”Kurti: Isa Mustafa nuk ta bën ushtrinë

Ky ushtrinë sigurisht e sheh në formatin e Brigadave të Kuqe….Kosova do të ndërtoj ushtrinë, ashtu siç ka realizuar LIRINË, PAVARËSINË dhe po ndërton DEMOKRACINË…por këtë do ta bëj, ashtu si edhe deri më tani, në bashkëpunim të ngushtë me miqtë e dëshmuar ndërkombëtar..” ka përfunduar Gecaj, njofton Klan Kosova.