• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Gazetari i sportit në Austri: Të gjithë po presin fitore ndaj Maqedonisë së Veriut, por…

nga Bota Press
13 Qershor, 2021
në Sport
ShareShareShare

Sonte me fillim nga ora 18:00 zhvillohet takimi i grupit C të Euro2020 mes Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut debuton në kampionat evropian, ndërsa që në ndeshjen e parë ka një kundërshtar tejet të fortë si Austria. Ky ballafaqim do të zhvillohet në ‘National Arena’ në Bukuresht.

Gazetari i sportit në Austri në mediumin, derStandart, Andreas Hagenauer pak para këtij ballafaqimi ka folur për mediumin tonë, ku ka theksuar se pritjet nuk janë shumë të mëdha për ekipin e tyre kombëtar.

“Pritjet në vend nuk janë shumë të mëdha, veçanërisht për shkak të paraqitjeve mjaft të dobëta në pesë ndeshjet e fundit. Është paksa befasi sepse kur shikon lojtarët, Austria nuk ka pasur kurrë një ekip më të mirë. Dhe shumë njerëz janë ende duke luftuar për t’i dhënë shumë besim trajnerit Franco Foda dhe stilit të tij të futbollit”, tha fillimisht Andreas Hagenauer për ‘GazetaBlic Sport’.

Sa i përket sfidës së sotme, Hagenauer ka theksuar se Maqedonia e Veriut ka një kombëtare mjaft të mirë dhe ndeshja do të jetë e ndërlikuar.

“Unë mendoj se cilësia e lojtarëve dhe e gjithë skuadra duhet të jetë mjaft e mirë për të kaluar fazën e grupeve. Të gjithë po presin një fitore kundër Maqedonisë së Veriut, por unë mendoj se është një lojë mjaft e ndërlikuar. Sidoqoftë mendoj se Austria do të ketë sukses dhe do të kalojnë në fazën tjetër”, vazhdoi ai.

Në fund, gazetari i njohur në Austri tregoi se nga cilët lojtarë do të varet kombëtarja e tyre në këtë Euro2020.

“Varet. Lojtari yll i yni është sigurisht David Alaba, por kjo varet vërtet nga vendi ku do të luajë (mesfushë, mbrojtje). Lojtarët e tjerë që vlen të përmenden janë Marko Arnautovic (i cili u dëmtua, por tregoi një paraqitje të mirë kundër Sllovakisë), Sasa Kalajdzic (shpresa jonë për të shënuar) dhe mbrojtës Martin Hinteregger, i cili luajti një sezon të jashtëzakonshëm në Frankfurt dhe është një mbrojtës i lartë me aftësi të mira loje”, përfundoi ai.

Tags: Maqedoni-Austri

Të ngjashme

Lajme

Mbappe nervozohet me bashkëlojtarët që nuk ia pasuan, ndalet dhe nuk e vazhdon aksionin

nga Bota Press
14 Gusht, 2022
Lajme

Volejboll: Kosova U19 mposht pastër Maqedoninë e Veriut

nga Bota Press
13 Gusht, 2022
Lajme

Real Madrid mbretëron edhe në Finlandë: Tani janë 29 trofe ndërkombëtarë, por Don Carlo vendos rekordin e ri

nga Bota Press
10 Gusht, 2022
Lajme

Kosova fiton dy medalje të arta në Olimpiadën Matematike Ndërkombëtare për Studentë Universitarë

nga Bota Press
10 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • 61 studentë ndërkombëtarë vizitojnë Kullën dhe varret e familjes Jashari
  • Bllokohet rruga Mitrovicë-Zveçan për shkak të rrëshqitjes së dheut
  • ​Zjarr i madh në Spanjë, tetë fshatra dhe 1500 njerëz të evakuuar
  • Publikohet fotografia e burrit që u godit për vdekje nga rrufeja në Skënderaj
  • Ish-zëvendësministri ‘godet’ Kurtin: Tetova po hapet fabrikë për vetura elektrike kurse Kosova pret hapjen e një supermarketi

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.