Bardhyl Canolli, Liridon Kalenderi, Gazmend Demolli, Valon aJaha, Faton Rama, Mimoza Jetullahu, Arjeta Rysha, e Selim Tahirsylaj do ta përfaqësojnë Kosovën në garën e disiplinës malore, FIA Hill Climb Masters, e cila prej 08-10 tetor të këtij viti mbahet në Braga të Portugalisë.
Bëhet fjalë për garën e nivelit më të lartë botëror në disiplinën malore, e organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA), e cila tradicionalisht mbahet në çdo dy vjet, por që në vitin e kaluar nuk u mbajt për shkak të gjendjes së krijuar me pandeminë Covid-19 Kjo është hera e dytë që garuesit nga Kosova marrin pjesë në një garë të karakterit të tillë, pasi më parë kanë qenë edhe në Gubbio të Italisë.
Në garat FIA Hill Climb Masters janë dy lloje të klasifikimeve, klasifikimi individual i garuesve dhe ai i shteteve.
Katër më të mirët nga secili shtet do ta përfaqësojnë ekipin nacional, ndërsa fituesit e tri vendeve të para shpërblehen me medalje ari, përkatësisht argjendi e bronzi.
Ndryshe nga shkuarja në Gubbio, sivjet e veçanta e pjesëmarrjes së Kosovës është edhe prania e dy garueseve femra. Arjeta Rysha e Mimoza Jetullahu, të cilat sivjet morën pjesë në Kampionatin e Kosovës (disiplina malore), kanë vendosur që veten ta sfidojnë edhe në rrafshin ndërkombëtar. Garuesit tanë, por edhe zyrtarët e Federatës së Auto Sportit të Kosovës, janë duke i bërë përgatitjet e fundit para nisjes për në Portugali.
Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected]
Tel: +383 38 742 282
Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.
Partnerët: