• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Gara për Prishtinën: Këta janë kandidatët që synojnë të parin e kryeqytetit

nga Bota Press
1 Qershor, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Në vjeshtën e këtij viti priten të mbahen zgjedhjet lokale, për të përcaktuar edhe për një mandat të parët e komunave të Republikës së Kosovës. Qysh tash disa kryetarë, e politikanë tjerë kanë shpallur kandidaturat për të parin në komunat që synojnë, shkruan Gazeta Metro.


Ndoshta më interesantja është gara për Prishtinën. Tashmë po dihet se kush do të jetë kandidat nga LDK, AAK, AKR, pak a shumë edhe për PDK e VV. Disa nga ta e kanë konfrirmuar edhe zyrtarisht, ndërsa për dy nga ta ende zyrtarisht nuk janë deklaruar zyrtarisht.

Më poshtë Metro ju sjellë këto kandidatura nga partitë politike për garën në kryeqytet.

Daut Haradinaj nga AAK

I pari që ka zyrtarizuar kandidaturën për të parin e kryeqytet është Daut Haradinaj nga AAK.

Për kandidaturën e tij ka njoftuar kryetari i këtij subjekti, Ramush Haradinaj, njëkohësisht vëllai i Dautit, sipas të cilit me këtë kandidaturë, AAK-ja e konfirmon respektin për kryeqytetin, duke përmendur Ligjin për Prishtinën e kthimin e Pallatit të Rinisë të miratuara gjatë qeverisjes së tij.

“Për Kryetar të Prishtinës, kandidat nga AAK do të jetë z. Daut Haradinaj. Ai është njëri nga protagonistët kryesorë të luftës për liri dhe shtetndërtimit, udhëheqës në UÇK dhe TMK, deputet i zgjedhur dhe i dyti më i votuar nga radhët e Aleancës, ish shef i Grupit Parlamentar dhe jurist me profesion”, thuhej në njoftimin e Ramush Haradinajt.

Përparim Rama nga LDK

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka prezantuar Përparim Ramën si kandidatin e kësaj partie. Rama, i cili ka jetuar e punuar në Londër, do të jetë kandidati me të cilin LDK-ja do të synojë ta kthejë në qeverisje Prishtinën.

““Përparim Rama është arkitekti e urbanisti më i njohur shqipar – i vlerësuar me çmime ndërkombëtare gjithandej nëpër botë. Përvoja e jashtëzakonshme e tij me punë në Londër tash e sa vjet e bën Përparimin një aset nacional të vendit; një përfaqësues të denjë të komuniteti profesional e shoqërisë në përgjithësi – brenda e në diasporë padallim”, kishte njoftuar Abdixhiku për profilin e Ramës.

Selim Pacolli nga ARK

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka zyrtarizuar kandidatin për kryetar të Prishtinës. Edhe në këto zgjedhje, Selim Pacolli do të kërkojë votën e kryeqytetasve për ta marrë drejtimin e Prishtinës.

“Prishtina ka nevojë për menaxher dhe vizion. Selimi mund ta ofroj këtë për ta sjellë Prishtinën në një nivel të lartë, më një model të ri, për të zgjidhur sfidat e përditshme dhe për të sjellë më shumë investime dhe më shumë zhvillim në qytet dhe një jetë më të mirë për qytetarët e qytetit”, kishte njoftuar Behgjet Pacolli.

Ndërsa, dy emrat e përfolur nga PDK dhe VV janë, Uran Ismaili dhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, për të cilët akoma nuk janë zyrtarizuar nga krerët e tyre.

Kujtojmë, që zgjedhjet lokale do të mbahen në tetor të këtij viti. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paraqitur në Ministrinë e Financave planifikimin buxhetor për organizimin e këtyre zgjedhjeve, e që është mbi 7 milionë euro. Ndërsa, ky institucion ka ofruar shumën për rreth 3 milionë euro më pak./Botapress/

Tags: kandidate per prishtine

Të ngjashme

Aktuale

Takimi i rregullt Osmani- Hovenier në ditën kur Vuçiq foli për vrasje në Veri

nga Bota Press
11 Gusht, 2022
Aktuale

Kurti e rehatoi në bord anëtarin e VV’së që dikur ishte pjesë e krejt partive të Kosovës

nga Bota Press
11 Gusht, 2022
Aktuale

Aksident në magjistralen Prishtinë-Shtime

nga Bota Press
11 Gusht, 2022
Aktuale

Tensionet Kosovë – Serbi, Hill zbulon pritjet që ka për 1 shtatorin

nga Bota Press
11 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • Valon Syla shfryn i mllefosur: Nginu Vetëvendosje!
  • Antonela Berisha i’a kthen shpinën kamerës, tregon të pasmet e mëdha
  • Hera e parë dhe e vetme, çfarë ndodhi kur ushtria amerikane gjuajti një predhë bërthamore
  • A do ketë protesta për lejimin e shamisë? Flasin organizatorët e peticionit
  • Tomë Gashi jep detaje shokuese për vdekjen e Astrit Deharit

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.