[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ganimete Jashari: Krahët e shkrumbuar!



ganimete jashari

                   Ganimete Jashari: KRAHËT E SHKRUMBUAR

 

Largësi, o largësi, sa e sa herë të mallkova
Si pasagjere që bredh udhëtimeve me orar të shtyrë
Si një bujk që ligështohet se s’ka mbirë fara te toka
Si një nxënës që ka harruar të skuqet në fytyrë

Të mallkova si germën e gabuar në vargje
Me gomë e fshiva një ditë e në kosh e hodha
Po ti më shiton me gurë rrokullisur nga malet
Që në shtigjet e rrugëve të baltosura i mblodha

Më pas i numëron në ditët e trishtuara të humbjes
E ti kërkon më kot të mundesh me mua
Dua të hesht që të shlodhem nga pesha mbi supet
Po përqafimet e djallta të kësaj jete asnjëherë nuk i dua

Më kot m’i lag këmbët, krahët qerpikët e faqet
Fluturimthi mbi malet e mia do vij duarzgjatur
Një ditë ta shijoj përqafimin nga malli që po m’djeg krahët

Të lutem, më fal, që hidhem me krahët e shkrumbuar
Pash Perëndinë që na rri si roje
Duke na prit një ditë në ato troje…