Ish- bashkëluftëtari i Adem Jasharit dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Gani Geci ka shpalosur edhe detaje të tjera të viteve 90-ta, për organizimet e para politike të LDK-së dhe për ushtrimet e para ushtarake në Shqipëri nga Grupi i Sali Cekajt e Adem Jasharit.
Geci në një postim të tij në Facebook ka botuar edhe fotografi të djemve nga Skenderaj e nga Kosova që morën pjesë në ushtrimet ushtarake në Shqipëri të cilët më pas barten armë nga Shqipëria në Kosovë dhe formuan celulat e para të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, shkruan Botapress.
Për më shumë ja postimi i Gani Gecit në Facebook:
Të dashur miqë,
Tani kur nga nëntori vitit 1991 po bëhen 30 vjet që kurë LDK-ja e Ibrahim Rugovës i ka filluar organizimet e para për të shkuar në ushtrime Ushtarake në Shqipëri dua edhe njiher tua sjellë në kujtesë emrat nga Regjioni i Mitrovicës të atyre që kiishin shkuar në Ushtrime Ushtarake 30 vjetë ma herët.
Për të argumentuar këtë po ua bëj me dije se ne këto ushtrime bashkë me Adem Jasharin dhe shokët e tij në Shqipëri kishte shkuar edhe kryetari i Forumit Rinor të LDK -ës dega ne Skenderaj Adem Derguti.
Vet fakti se Adem Derguti ishte kryetar i Forumit Rinor të LDK-së dega në Skenderajë dhe kishte nji postë politik jep me kuptua se ushtrimet e para ushtarake i ka organizuar Lidhja Demokratike e Kosovës.
Pikrishtë gjashtë muaj ma vonë me daten 07 .07 1992 nga une Gani Geci antari i kryesis së forumit Rinorë të LDK -es dega ne Skeberai me urdhër të Komandandantit Legjendarë Adem Jashari bashkë me Agim Gecin dhe Xhevahirë Gecin kemi kryer edhe aksionin e parë ushtarak kundër Forcave Serrbe.
Ja se qfar thuhet ne letrën qe ma kishte dergua Adem Derguti nga Gjermania në vitin 2000.
Letra ;
Këto organizime, si në Shqipëri, Maqedoni dhe Zvicër bëhëshin me përgjegjësi të Imer Berishës dhe vëllezërve të tij, ose lidhjeve që ai i kishte me njerëz të besuar.
Prandaj e ndaj mendimin se Imer Berisha (atëherë banonte në periferi të Zürich-ut), pikërisht në banesen e tij bëheshin organizimet. Aty për herë të parë janë takuar në shtator të vitit 1991, musafirë së bashku, Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari. Ky takim i “rastësishëm” do të jetë shumë vendimtar që më vonë Adem Jashari të përkushtohet me forcë në realizimin e lirisë së Kosovës deri në fund. Këto gjëra i di më mirë Imer Berisha dhe vëllau i tij Zymeri.
Ndërsa zotëri Salih Çeku, (respekt për zotëri Çekun), do të realizojë hyrjen dhe futjen e armëve në Kosovë, i pari në formën e organizuar.
E tërë ngjarja ndodhë prej 1 ose 2 nëntori të vitit 1991.
Ndërsa nga Skënderaj ishin këta djem:
Adem Jashari,
Adem Derguti ( kryetar i Forumit Rinor të LDK dega ne Skenderaj)
Murat Jashari,
Sahit Jashari,
Ilaz Kodra,
Fadil Kodra,
Avni Zymeri,
Avni Behrami,
Shaqir (nuk ja dij mbiemrin),
Jakup Nura
Nga Mitrovica kanë qenë këta djem:
Ramadan Begu,
Ilmi Peci,
Lutfi Jonuzi,
Nazmi Bajrami,
Ymer Ymeri,
Zejnullah Voca,
Ejup Murseli,
Shaim Behrami
dhe Beqir (nuk ja dij mbiemrin).
A thua more ku ishin aso kohe kta të kuqët qe kanë përqafuar idelogjin Staniste ?
Disa prej tyre e mbanin ndoni pushkë të fshehur në dhe e të lyer me kallamaz ,që edhe para 30 viteve mendonin se pushka luftonë vetë dhe disa tjerë shkruanin ca pamflete e ua shtinin njerzve nepër opanga me parillen “Duam Luftë “ose ua gjuanin nëpër Oborre të shtepijave disa Pamflete me të njëjtën parullë.
Pas vrasjes së komandantit Legjndarë Adem Jashari kta qendronin ose në Rognerë ose nepër kafiterit e Tiranës dhe në Kosovë kan ardhur me KFOR-n
Ndersa tani kerkojē nga disa “Rugovistë GUXIMTAR “qe kan prqafuar majtizmin e Rexhep Qosjes ti fshijn shkrimet e tyre nga FB sepse tani shkrimet e tyre janë tersishtë në kundershtim me veten e tyre.
Tani kta të kuqët që kan përqafuar ideologjin e Stalinit kur iu duhet me sha PDK dhe Hashim Thaqin i marrin videot e mia dhe i shoerndajnë në faqet e tyre, sepse e din se isha i vetmi që rezistova 22 vjet kundër kriminelve të kamufluar në petkun e UÇK-ës.
Ndersa kur ju duhet të më njollosin dhe të me shajnë mua i marrin videot e montuara te SHIK -ut dhe të UDB-es dhe i shperndajnë në faqet me ideologji Staliniste.
Ps .
Fatmirësishtë Adem Derguti është gjallë dhe shpeesoj se ai do të flasë nji ditë.
Fotot në oden time e gjithë kryesia e Forumit Rinor të LDK -ës dega Skenderaj në mesë në rreshtin e fundit me kmishë të bardhë kryetari Adem Derguti.
Foto Llaushë : pas aksionit të parë Haxhi Geci në kembē , ulur Xhevahir Geci ,Gani Geci ,Agim Geci .
Foto Tiranë 1992 Gani Geci, Xhevahir Geci ,Agim Geci , Xhafer Murtezaj antar i kryesis së LDK -ës dega Skenderaj dhe disa vendas të tjerë.
Foto me presidentin historik Ibrahim Rugova.