[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Futbollisti e thyen këmbën, merr karton të verdhë (FOTO)



Shpesh shohim vendime të çuditshme të gjyqtarëve, por ajo që ka ndodhur në ndeshjen Portsmouth – Luton është diçka bizare, raporton zeri.info.

Në minutën e 20-të të pjesës së parë, sulmuesi i Lutonit, Cameron McGeehan e ka thyer këmbën e majtë pas një përplasjeje me kundërshtarin, Doyle.

Dhe, derisa djaloshi ishte i shtrirë në tokë duke bërtitur nga dhimbjet, referi e mori një vendim të pashpjegueshëm duke e ndëshkuar.

McGeehan shtë transportuar jashtë fushës me barelë, i vërshëllyer dhe fyer nga tifozët vendës.

Image

“Nuk mund ta besoj, e kam thyer këmbën, jam i mërzitur, por e kam marrë tërë këtë mbështetje nga të gjithë. Ju falënderoj shumë, kjo do të thotë shumë për mua. Shkojmë përpara”, ka shkruar McGeehan.

Një rast që e ka lënë të dekoncentruar trajnerin e Lutonit, Nathan Jones.

“Tifozët e Portsmouthit nuk kanë demonstruar eupati e as elegancë. Kur një futbollist largohet me barelë nga fusha, nuk ka rëndësi se kush është, por meriton respekt. Referi nuk ka pasur kurrfarë ndjesie, ka qenë gjithçka jashtë imagjinatës”, ka deklaruar Jones. /Zëri/