Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin e katërt që u mbajt në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, përfaqësoi Kosovën me fusnotë, shkruan Gazeta Botapress.
Mirëpo, vite më parë, gjatë kohës sa Vetëvendosje (VV) ishte si opozitë në Kuvendin e Kosovës, Kurti në këtë institucion kishte kritika për fusnotën.
“Plani 14 pikësh për veriun që e paraqiti shkurtimisht visari as nuk mund ta zbatojë as nuk mund ta zbatojë kjo qeveri. Sepse kjo qeveri është qeveri e improvizimeve dhe jo e planeve. E pranoi fusnotën që na e konteston shtetësinë dhe e hoqi fjalën republikë nga rrëfimi i shtetit”, deklaronte ai.
Vet Kurti vazhdimisht ka shprehur kritika për vendosjen e fusnotës krahas emrit të Kosovës nëpër ngjarje të ndryshme.
‘Tradhti shtetërore’ e kishte quajtur Kurti vite më parë vendosjen e fusnotës.
Edhe deputetja e VV’së, Fitore Pacolli kishte thënë se nuk do të votojnë asnjë deklaratë nëse emri i Republikës së Kosovës shënohet me fusnotë.
Vetëvendosje kishte organizuar edhe protesta kundër fusnotës në shkurt të vitit 2012.
Ndërkaq për fusnotën bëheshin shaka edhe në rrjetet sociale, ku një i moshuar nuk e kuptonte pyetjen e gazetares se çka është fusnota. Përkundër të moshaurit, Kurti e din saktë se çka është fusnota dhe madje të gjithë politikanët për këtë fusnotë i quante tradhtar. /gazetametro.net