[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Fushë Kosova intensivisht përballet me borën (VIDEO)



Në komunën e Fushë Kosovës, kompania e angazhuar për mirëmbajtjen e rrugëve nga bora është duke punuar intensivisht gjatë ditëve të fundit, njofton Klan Kosova.

Stafi teknik ka bërë me dije se nga orët e hershme të mëngjesit deri në orët e vona të mbrëmjes, janë në terren për pastrimin e borës, derisa kanë thënë se erërat e forta kanë bërë që në shumë vende bora të shkojë mbi 1.30 metra.

Ndërsa nga komuna kanë thënë se rrugët kryesore janë të liruara, ndërsa tani janë në përfundim edhe të pastrimit të rrugëve nëpër fshatra.

Pamjet e mëposhtme janë nga fshati “Miradi e Epërme”.