[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

“ FSK të furnizohet urgjentisht me armë “



Shëndrrimi i FSK-së në ushtri në një ardhme të afërt nuk po mbështet fuqimisht nga spektri politik. Kështu ka komentuar edhe komisioni për Punë të Brendshmë dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ndërkaq ndryshimi i emrit dhe jo funksionit po kritikohet ashpër nga njohësit e çështjeve të sigurisë.

Avni Islami, ekspert i sigurisë në një prononcim për Monitor ka deklaruar se ugjentisht të armatoset dhe të filloj së funksionuari ushtria e Kosovës.

Ai më tej ka theksuar se Kosova tashmë është një shtet i njohur ndërkombëtarisht dhe ka të drejtë të lidhë kontrata me shtete të ndryshme për të blerë armë.

“ Kjo çka po flitet kohën e fundti nga disa , se FSK ë së pari duhet ta ndërroi emrin e pastaj funksionin , kjo nuk është serioze. Si kurr më parë do të duhej që urgjentisht të armatoset dhe të filloi së funksionuari tamam , ushtri me kapacitetet e veta opercionale. Kosova tash më si shtet I njohur ndërkombëtarisht ka të drjet të lidh kontrata me shtet të tjera , të blei amrmatim të modernizohet e sidomos me aletatë tranicional, SHBA, GJERMANIA, TURQIA etj Vetem me një balance të armatimeve do jemi të respektueshëm”, ka thënë Islami.

Islami në anën tjetër ka pohuar se lëvizjet e fundit të reagimeve të Serbisë me ndihmën e Rusisë, duhet të merret seriozisht dhe se mos të pengojnë në procesin e bërjes së ushtrisë së Kosovës.

“  Lëvizjet e fundit të gjepolitik dhe gjeostrategji ushtarake të Rusisë dhe miqëve të sajë ka bërë që Serbia të boi lëvizje politke dhe ushtrake në drjetim të Kosovës. Prandaj në as një rrethan. Nuk do të duhej që emri të jet penges për avancimin e FSKes,, Askush nuk do të duhej ta merrte si kërcnim nëse do të armatoset , por një ruajtëse e paqës dhe sigurisë , por në as një rretha nuk guxon askush që të hy në pazare politik me Ushtrin e Kosovës me as një çmim”, ka thënë Islami.

Ndryshe kryesuesi i komisionit për Punë të Brendshmë dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës  , Daut Haradinaj, ka propuzuar që kësaj force ti jepen më shumë përgjegjësi, t’i rritet buxheti dhe të avancohet me plotësim-ndryshimin e ligjit për FSK-në pa pasur nevojë t’i ndryshohet emri nga FSK në FAK.