[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Frashër Krasniqi: Do të shpallemi të pafajshëm, nuk do të tërhiqemi



Aktivistët e Vetëvendosjes sot dolën para drejtësisë lidhur me sulmin ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës, për çka edhe po akuzohen.

 Mirëpo seanca ndaj tyre u shty deri në vendim për përjashtimin apo jo të prokurorit të këtij rasti në një ditë të pacaktuar.

Me këtë rast zëdhënësi i VV-së, Frashër Krasniqi ka postuar në Facebook fjalimin e tij që siç potencon ai nuk ju lejua ta thotë në seancën e sotme.

Në fjalën e tij Krasniqi potencon “Sot ky prokuror dhe shefat e tij, që kanë shpresuar që opinioni publik do t’i besojë mashtrimet e tyre, kanë ardhur edhe vetë në përfundim që ky rast do të dështojë. Dhe në fund, kuptohet, ne do të shpallemi të pafajshëm, siç edhe jemi. Por nëse mendoni që kjo do të përfundojë me kaq, atëherë e keni gabim. Ju do të kërkoni që të tërhiqeni nga ky rast, por ne nuk do të tërhiqemi.

Nuk do të vonojë shumë, dita kur ky prokuror, shefat e tij politikanë, dhe të gjithë ata policë pjesëmarrës në këtë montim, do të ulen sërish në këtë sallë. Por kësaj radhe në ulëset ku jemi ne sot. Do të akuzohen e gjykohen për montimin më të ulët dhe më tragjik në historinë e vonë të Kosovës. Do të akuzohen e gjykohen për montimin e një rasti që qoi në vdekjen studentit të shkëlqyeshëm të mjekësisë, aktivistit politik, qytetarit besnik të Republikës sonë, Astrit Deharit”.

Fjala e plotë e Krasniqit:

FJALA QË NUK M’U LEJUA SOT NË SEANCËN GJYQËSORE:

Kushdo që e lexon me vëmendje dhe pa tendenca montuese këtë aktakuzë dhe të gjitha dokumentat e dosjes, e ka të lehtë ta kuptojë pafajësinë tonë. Këtë e di edhe prokurori. Ai e vonoi ngritjen e aktakuzës pikërisht ngase nuk kishte prova të mjaftueshme për ta ngritur, dhe priste forenzikën se mos po i jep diçka të vlefshme.

Sot ky prokuror dhe shefat e tij, që kanë shpresuar që opinioni publik do t’i besojë mashtrimet e tyre, kanë ardhur edhe vetë në përfundim që ky rast do të dështojë. Dhe në fund, kuptohet, ne do të shpallemi të pafajshëm, siç edhe jemi. Por nëse mendoni që kjo do të përfundojë me kaq, atëherë e keni gabim. Ju do të kërkoni që të tërhiqeni nga ky rast, por ne nuk do të tërhiqemi.

Nuk do të vonojë shumë, dita kur ky prokuror, shefat e tij politikanë, dhe të gjithë ata policë pjesëmarrës në këtë montim, do të ulen sërish në këtë sallë. Por kësaj radhe në ulëset ku jemi ne sot. Do të akuzohen e gjykohen për montimin më të ulët dhe më tragjik në historinë e vonë të Kosovës. Do të akuzohen e gjykohen për montimin e një rasti që qoi në vdekjen studentit të shkëlqyeshëm të mjekësisë, aktivistit politik, qytetarit besnik të Republikës sonë, Astrit Deharit.

Ne jemi të pafajshëm dhe këtë e di populli i Kosovës. Nuk na intereson dhe as që brengosemi nëse ju do të na dënoni ose jo. Ju jeni gjykatë e një shteti të kapur, që i shërben interesave të klanit Pronto dhe Isa Mustafës, por përmbi ju është një gjykatë tjetër shumë e ashpër dhe e pafalshme. Ajo gjykatë nuk bën montime e as gabime. Emrat që mbeten në atë gjykatë nuk shlyhen më kurrë. Ajo është historia. E nëse asnjë tjetër, kjo gjykatë gjithësesi që do të merret me ju. Emrat tuaj do të mbesin të pashlyeshëm si personifikues të servilizmit ndaj një pushteti kriminal, që monton raste dhe mban padrejtësisht të rinj e të reja nëpër burgje. Sa herë që do të përmendet emri i Astrit Deharit, e besomëni që ky emër do të përmendet shumë shpesh dhe shumë gjatë… pra, sa herë që përmendet ky emër, do të përmenden edhe emrat tuaj. Sepse Astrit Dehari vdiq në duart tuaja, nga montimet tuaja.