[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Frashër Krasniqi: Albin Kurti nga Kuvendi i Lezhës e mori rolin e Hamza Kastriotit



 

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Frasher Krasniqi ka thënë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sot në vizitën në Shqipërinë për 577 vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, e mori rolin e Hamza Kastriotit.

Pa dhënë shumë shpjegim, Krasniqi konstatoi se Kurti “kaloi në anën e sulltanit”, duke shpërnarë deklaratën e liderit të LVV-së se Kushtetuta e Kosovës e ndalon bashkimin kombëtar dhe se Qeveria e tij nuk do ta ndryshojë atë, raporton Botapress.

“Nga Kuvendi i Lezhës, Albin Kurti mori rolin e Hamza Kastriotit!”, shkroi Krasniqi.

Hamza Kastrioti ishte nipi dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i Skënderbeut, i cili e humbi shpresën për t’ia zënë vendin ungjit të vet dhe kur këtij i lindi djali trashëgimtar, kaloi në anën e sulltanit. Më 1457, ai udhëhoqi trupat në mbështetje të osmanëve kundër Skënderbeut. /Botapress/