[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Franca raporton rekord të pacientëve me Covid-19



Ndërsa ka regjistruar 23,507 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit , 439 pacientë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 88,274 viktima që nga fillimi i pandemisë.

Autoritetet franceze bëjnë me dije se situatë në spitale mbetet shqetësuese dhe sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë numri i personave të shtruar në kujdesin intensiv ka arritur në nivele të larta.

Pavarësisht izolimit shkalla e infektimit nuk është arritur të ngadalësohet, shkruajnë mediat e huaja.

Numri i pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv (ICU) me Covid-19 u rrit me 47 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 3,680 të cilët marrin trajtim të kujdesit intensiv.

Franca i është dashur të dërgojë pacientë të kujdesit intesiv nga spitalet e mbipopulluara në rajone të tjera, ndërsa qeveria ka vendosur gjithashtu një bllokim fundjave, në tre zona bregdetare të goditura rëndë.