[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Franca paralajmëron Rusinë



Franca nuk do të pranojë asnjë ndërhyrjeje në procesin e saj zgjedhor, në formën e sulmeve kibernetike apo publikimit të informacioneve të rreme, që vijnë kryesisht nga Rusia, paralajmëroi sot ministri i Punëve të Jashtme, Jean-Marc Ayrault.

Pak më herët, presidenti François Hollande shprehu shqetësimin e rrezikut të sulmeve kibernetike me rastin e zgjedhjeve presidenciale dhe ka kërkuar që të paraqiten masa të posaçme të vigjilencës dhe të mbrojtjes, përfshirë fushën kibernetike.

Këto masa, të kërkuara sot gjatë një Këshilli për Mbrojtjen dhe Sigurinë Kombëtare, priten të komunikohen në Këshillin e ardhshëm më 24 shkurt, dy muaj nga raundi i parë i zgjedhjeve më 23 prill, raundi i dytë parashikohet më 7 maj, përcjell Atsh.