Disa fotografi të reja të çiftit Biden janë bërë virale pasi transmetojnë shumë dashuri.Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe Zonja e Parë, u panë duke u larguar nga Shtëpia e Bardhë duke ecur drejt helikopterit të enjten në mëngjes në Uashington, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa ishte rrugës për në helikopter, Joe dalloi një lule në fushë dhe e mori për t’ia dorëzuar gruas së tij.Bidens kaluan ditën në Gjeorgji për të përkujtuar 100 ditët e para në detyrë dhe për të vizituar ish Presidentin Jimmy Carter.
Çifti u pa që po kthehej në Uashington më vonë atë natë.

