[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Fotolajm: Ndjenjë e veçantë, kur kremtohet ditëlindja e 65-të dhe dita e fundit e punës…



Ka punuar rreth 4 decenie me ditar në dorë. Ka shpërndarë nota muzikore, i ka bërë të këndojnë këngë me mijëra e mijëra nxënës dhe sot ka ditën e fundit të punës.

Arsimtari i Kulturës Muzikore në Prizren, Nexhat Ibrahimi sot ka një moment të veçantë në jetën e tij, kremton ditëlindjen e tij të 65-të dhe përfundon misionin e tij prej mësuesi të muzikës, shkruan Botapress.

Këtë njoftim e ka bërë vetë arsimtari Nexhat Ibrahimi në një postim të tij në Facebook/

 

 

 

Mirë mëngjesi familjar, miqt e mi, jam rrugës për në shkollë, dhe këtë rrugë po e marrë për herë të fundit pasi që sot edhe i mbusha vitet për pension. Ju përshëndes kudo që jeni dhe ju dëshiroj shëndet dhe gjithë t’mirat me familjet e juja. Me respekt Nexhat Ibrahimi – Prizren.