[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

FOTOLAJM: Liri e “sallamadi” për qentë e Prishtinës! (Foto)  



 

 

Këta qenë që i shini në këto foto janë qenë të Prishtinës.  Kjo pamje është nga sheshi “Skenderbeu i Prishtinës ku qentë shëtisin lirisht, pa asnjë “frikë” dhe në liri e “sallamadi” të plotë të shëtitjes në kryeqyteit, shkruan Botapress.

Në ndërkohë askush nuk di se a janë të rrezikshëm këta qenë, a janë të vaksionuar dhe natyrisht askush nga pushtetarët e Prishtinës nuk  marrin masa për sigurinë e qytetarëve të Prishtinës dhe për “kufizimin e lirisë” së lëvizjes së qenëve endacakë në kryeqytet.

Deri më tash janë shënuar disa raste të kafshimit të qenëve endacakë, madje edhe me pasoja vdekjepruse për fëmijët, por askush nuk ka marrë përgjegjësinë e rrezikimi të jetës së qytetarëve të Prishtinës nga qentë endacakë!

Pra, liri e “sllamadi” për qentë e Prishtinës!